Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Nxënësit e kolegjit “Mehmet Akif”, i cili u mbyll nga qeveria pak ditë më parë, me arsyen se nuk plotësonte standardet, kanë dalë në protestë para ministrisë së arsimit.
Ata kanë kërkuar shfuqizimin e vendimit për mbylljen e kolegjit privat dhe nga Ministria kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.
“Na shkatërruat çdo ëndërr që kemi krijuar në ambientet e shkollës ‘Mehmet Akif’. Jemi kundër mbylljes së arsimit cilësor. Sot kuptova se çdo të thotë që të të prishin ëndrrat. Anuloni mbylljen e ‘Mehmet Akif’”, kanë thënë nxënësit para ministrisë.