200 mijë lekë ryshfet/ Mjeku Fitim Marku mbetet në burg, lirohet mjekja dhe kryeinfermierja e Traumës

24 September 2022, 11:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

200 mijë lekë ryshfet/ Mjeku Fitim Marku mbetet në burg, lirohet

Policia e Tiranës ka liruar dy mjekët e shoqëruar të premten në Spitalin e Traumës pasi i ka marrë në pyetje.

Personat në fjalë janë shtetasit K.B. me detyrë infermiere dhe S. B., me detyrë mjeke. Ndërkohë që vijon të mbetet në qeli mjeku reanimator Fitim Marku, i cili u arrestua në flagrancë në vendin e punës nga agjentët e operacionales.

Sipas organit të akuzës, nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto shtetas, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndryshëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.

Prokuroria vijon hetimet për dokumentimin e veprimeve të tjera të kryera edhe nga personel tjetër mjekësor i përfshirë në atë që vetë ajo e cilëson si skemë korrupsioni.

 

 


Video