Salçiçet 'Wudy' kanë bakterin e rrezikshëm/ Alimehmeti: 10% e popullatës e ka në trupin e tyre këtë bakter

24 September 2022, 10:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Salçiçet 'Wudy' kanë bakterin e rrezikshëm/

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kërkoi tërheqjen nga tregu të kremviçeve Wudy me arsyetimin se tek to ishte gjetur një bakter shumë i rrezikshëm për shëndetin.

Nga analizat e kryera u konstatua prezencë e bakterit "Listeria monocytogenes"që shkakton dhe infeksionin Listeroza.

Ilir Alimehmeti, mjek epidemiolog dhe njëkohësisht ekspert i shëndetit publik, tha se një studim i fundit ka gjetur se rreth 10% e popullatës i ka në trupin e tyre këtë bakter por thjesht nuk i shkakton gjë.

Ai tha se në aspektin komunitar jemi të qetë pasi produktet e mishit dhe piqen dhe bakteri mudn të shkatërrohet.

'Çdo lloj kompanie mund të ndodh që gjatë transportit frigoriferi të mos funksionojë dhe malli eliminohet por nuk do të thotë se ngarkesa tjetër përmban të njëjtën gjë.  Kjo ka të bëjë me marketing. Në Itali nuk ka asnjë lajm të tillë. Nuk qarkullon si te ne, nuk është ky lloj paniku.

Sëmundja merret vetëm përmes ushqimit të kontaminuar si dhe imuniteti duhet të jetë i dobët. Një fokus i veçantë është për gratë shtatzënë.

Një studim i fundit ka gjetur se rreth 10% e popullatës i ka në trupin e tyre këtë bakter por thjesht nuk i shkakton gjë. Pra kjo kërkon gjendje me sistem imunitar për të arritur dhe për të bërë problem madhor', tha mjeku Alimehmeti.


Video