"Ec mbrapa"/ Policia hyn kundravajtje në Tiranë, detyron makinat e tjera t'i hapin rrugën (VIDEO)

23 September 2022, 21:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ec mbrapa"/ Policia hyn kundravajtje në Tiranë, detyron
Policia kundravajtje

Një episod i pazakontë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme të siguruara nga Vox News.al, një makinë e Policisë së Shtetit është futur kundravajtje në rrugën "Gjin Bue Shpata" duke shkaktuar kaos.

Jo vetëm kaq, por efektivët e Policisë, iu kërkonin drejtuesve të automjeve të tjera që t'i liroheshe rruga makinës së uniformave blu për të kaluar kundravajtje.

Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë Policinë e Shtetit të thyejë rregullat e qarkullimit rrugor për t'u futur në një rrugë kundravajtje, por nëse kanë nxituar për kapjen e ndonjë krimineli me siguri janë vonuar shumë më shumë sesa ecja nga rruga e duhur.




Video