Pas arrestimit të mjekut Fitim Marku, vihet në pranga dhe një mjeke tjetër dhe një infermiere

23 Shtator 2022, 18:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mjeku Fitim Marku

Përveç mjekut anestezist Fitim Marku, policia ka arrestuar dhe një mjeke dhe një infermiere tjetër në kuadër të operacionit "Skaneri".

Sipas autoriteve, nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto shtetas, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.

Mjeku Fitim Marku u mbajt nën mbikëqyrje nga agjenti i Policisë, pas denoncimeve të shumta nga qytetarët dhe ai u kap ditën e sotme duke marrë 20 mijë lekë të reja ryshfet.

Njoftimi i Prokurorisë:

Merrnin para nga pacientët për kryerjen e skanerave, arrestohet mjeku, shoqërohen dy të tjerë. Sot më datë 23.09.22, pas një pune hetimore disa javore me metoda speciale të hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacionit policor ‘Skaneri’.

Nga veprimet hetimore të kryera për llogari të procedimit penal nr.6013, viti 2022, u kap në flagrancë dhe u bë shoqërimi në ambientet e drejtorisë vendore të policisë Tiranë, i shtetasve të mëposhtëm:

F.M., me profesion mjek reanimator;

K.B. me detyrë infermiere; dhe

S. B., me detyrë mjeke.

Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto shtetas, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë. Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e veprimeve të tjera të kryera edhe nga personel tjetër mjekësor i përfshirë në këtë skemë korrupsioni.

Video