Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një person është paraqitur i plagosur pasditen e kësaj të mërkure në Spitalin e Traumës në Tiranë. Burime zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Ardi Shegaj, 50 vjeç.
Dyshohet se 50-vjeçari ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri në banesë. I plagosuri mësohet se ka marrë plumb në gjoks.
Burime bëjnë me dije se Ardi Shegajn e ka çuar në spital kunati dhe vjehrri i vet. Mësohet se 50-vjeçari jeton me vjehrrin në Don Bosko, i cili i ka liruar një dhomë ku qendronte me gruan. Dyshohet se aktin e rëndë Ardi Shegaj e ka ndërmarrë për shkak të depresionit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.