Përplasi familjen Konomi në vijat e bardha/ Lihet i lirë Ajas Sulejmani, deklarata: Kam 3 fëmijë

29 June 2022, 12:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasi familjen Konomi në vijat e bardha/ Lihet i lirë Ajas
Ajas Sulejmani

Ajas Sulejmani, i cili përplasi me automjetin e tij tek vijat e bardha në zonën e 21-Dhjetorit, çiftin Konomi dhe foshnjen e tyre 3 mujshe ka lënë qelinë.

Gjykata e Tiranës ka zbutur masën e sigurisë ndaj tij, nga arrest me burg në arrest shtëpie, duke vendosur që 39-vjeçari të hetohet nën masën e arrestit shtëpiak. Përballë togave të zeza, 39-vjeçari deklaroi se kërkoi masë të butë sigurie pasi ka tre fëmijë.

Në seancën mbajtur këtë të hënë togat e zeza të kryeqytetit pranuan kërkesën e Suljemanit për masë më të butë sigurie edhe për shkak të normalizimit të mardhënieve mes palëve.


Video