Denion Meidani sulmuesi i ashpër ndaj Ramës dikur…, rikthehet drejtor pranë ministrit Çuçi

29 June 2022, 09:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Denion Meidani sulmuesi i ashpër ndaj Ramës dikur…, rikthehet
Denion Mejdani, i biri i ish presidentit Rexhep Mejdani

Denion Mejdani, i biri i ish presidentit Rexhep Mejdani është rikthyer në poste publike. Mejdani emërohet drejtori i Qendrës për Rehabilitimin e të kthyerve nga Aktivitetet Terroriste dhe ekstremizmi i dhunshëm. Mediat mësojnë se emërimi i Denion Mejdanit është bërë nga ministri Bledi Çuçi.

Gjatë qeverisjes PS-PD, Mejdani ka mbajtur edhe postin e drejtorit të SHKB-s së burgjeve kur ministër drejtësie ishte Gazmend Bardhi.

Qendra e cila rehabiliton të kthyerit nga kampet e terrorizmit deri pak ditë më parë është drejtuar nga Ledi Dervishi. Aktualisht kjo qendër e cila u krijua në varësi të kryeministrit Rama ka kaluar në varësi te ministrit të brendshëm Bledi Çuçi.

Djali i ish-Presidentit të Republikës, mbahet mend për deklaratat e tij të forta ndaj shefit të qeverisë, për “Shqipërinë e mbushur nga kanabisi” apo “varfërinë migjeniane”. Denion Meidani ka qenë tepër aktiv me reagime në mandatin e parë qeverisës të Ramës.


Video