Makina përplas të moshuarin te 21 dhjetori, po lëvizte me biçikletë të vijat e bardha

29 June 2022, 07:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Makina përplas të moshuarin te 21 dhjetori, po lëvizte me

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e '21 dhjetorit' në Tiranë.

Biçikleta është përplasur nga makina në vijat e bardha te shkolla "Sabaudin Gabrani".

Drejtuesi i biçikletës, një i moshuar qëndron në tokë ndërsa duket i tronditur, por nuk dihet se si është gjendja e tij shëndetësore.

Banorët e zonës dhe kalimtarët kanë nxituar t'i japin ndihmën e parë ndërsa sipas dëshmitarëve, nuk ka mbërritur ende në vendngjarje as ambulanca, as policia.


Video