Plagosi me thikë gruan, dëshmia e Aleko Myrtollarit: Bashkëshortja nuk donte të punonte!

7 Qershor 2023, 10:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Është zbardhur dëshmia e Aleko Myrtollarit, 46-vjeçarit që plagosi me thikë gruan e tij, 38-vjeçaren, Marjola Myrtollarin.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, autori i krimit ka deklaruar se konflikti me bashkëshorten e tij Marjola, ka ndodhur për shkak se kjo e fundit nuk ka dashur të punojë.

Sipas dëshmisë së Aleko Myrtollarit, ai i ka kërkuar bashkëshortes që të kërkojë punë, ndërsa ajo, sipas tij nuk ka pranuar të punojë duke kërkuar që të punojë vetëm bashkëshorti për të mbajtur fëmijët dhe familjen.

Sipas 46-vjeçarit, kjo ka qenë arsyeja që konflikti ka degraduar dhe ka përfunduar në plagosjen e rëndë të bashkëshortes së tij, 38-vjeçares e cila vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës.

Sjellim në vëmendje se autori i krimit, Aleko Myrtollari, ka arritur t’u shmanget kontrolleve të policisë prej së shtunës kur ndodhi ngjarja, ndërsa ditën e djeshme është dorëzuar në Komisariatin e Korçës, pasi familjarët e kanë bindur t’i japë fund arratisë.

Video