Plagosi me thikë gruan, vetëdorëzohet në polici Aleko Myrtollari

6 Qershor 2023, 22:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në foto çifti Myrtollari

Vetëdorëzohet në polici Aleko Myrtollari, 46-vjeçari i cili dy ditë më parë plagosi me thikë bashkëshorten e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në qytetin e Korçës, në shtëpinë ku çifti i bashkëshortëve jetonin me qira.

Marjola Myrtollari, nënë e 3 fëmijëve mbeti e plagosur rëndë. Ditën e sotme, ajo u transportua me helikopter për në spitalin e Traumës, për mjekim më të specializuar pasi gjendja e saj shëndetësore u rëndua. Bashkëshorti e goditi disa herë me thikë dhe për pasojë sipas mjekëve, mjeti prerës i ka dëmtuar edhe organet jetësore.

Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet se u xhelozia.

Video