Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas urdhër-arrestit nga SPAK për Vangjush Dakon. Ai thotë se e kishte paralajmëruar “xhuxhin”, nofka më te cilën njihet Dako, por ai nuk e dëgjoi. Hoxha thotë se Dako është “peshk i madh” dhe se di shumë për “ata lart”, e për këtë duhet të mbahet mirë.
“Nëse pendohet, do bëjë atë që nuk po e bëjmë dot me zgjedhje, rotacionin politik në qeverisjen e vendit…”, shprehet ai.
“Dhe e paralajmërova “Xhuxhin”, por nuk me dëgjoi… Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ishte zyrtari i pari i lartë që u shpall “non grata” nga SHBA, në shkurt 2019. Por sapo doli dënimi me burg për të, u arratis dhe ndodhet në gjendje të lirë në Itali, në pritje të ekstradimit që duket se nuk do të bëhet kurrë…
Pesë muaj më vonë, në 30 korrik 2019, Vangjush Dako dhe familja e tij, u shpallën “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit… Më në fund, pas 5 vitesh, u vendos qe “Xhuxhi” te paraqitet aty ku te pyesin, “emri nenës, emri babës”… Gjithsesi bëni kujdes. “Xhuxhi” di shume gjëra për ATA lart.
Nuk është “peshk i vogël”, prandaj mbajeni mirë… Nëse pendohet, do bëjë atë që nuk po e bëjmë dot me zgjedhje, rotacionin politik ne qeverisjen e vendit…”, shkruan Hoxha.