SPAK lëshon urdhër-arresti për Vangjush Dakon dhe 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit

6 June 2023, 17:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

SPAK lëshon urdhër-arresti për Vangjush Dakon dhe 9

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar disa urdhër-arresti për 10 ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit.

Mësohet se masa e arrestit me burg në mungesë është lëshuar edhe për ish-kreun e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Burime bëjnë me dije se SPAK ka caktuar 7 masa "arrest me burg" dhe 3 masa "arrest shtëpie".

Burime bëjnë me dije se urdhër-arrestet janë lëshuar në lidhje me një çështje korrupsioni dhe ish-zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. Bëhet fjalë për lejen e dhënë për një pallat, i cili ka pësuar dëmtime të shumta nga tërmeti i vitit 2019.

Ende nuk dihet mbi emrat e ish-zyrtarëve për të cilët është lëshuar urdhër-arresti. Në orët në vijim SPAK pritet që të japë një komunikatë zyrtare.


Video