Kur Vangjush Dako deklaronte: I shikon këto duar, janë akullore të pastra (VIDEO)

6 Qershor 2023, 19:21Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Jam akullore unë... I kam duart e pastra”

Prokuroria e Posaçme ka firmosur sot urdhërarrest për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako dhe disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit. Pak kohë pas daljes së urdhërarrestit, Vangjush Dako u vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ish-zyrtarët e Bashkisë së Durrësit për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, për ndërtimin e 3 kateve pa leje para 11 viteve.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe Adhurim Qehajaj, ish-drejtor i Urbanistikës, dhe Lira Kërtusha, juriste pranë Urbanistikës. Po ashtu urdhërarreste janë lëshuar për; Adi Limeta, Roza Kovaçi, Edlira Kertusha, Adnand Tocila, Fiqir Farruku (ndërtues).

Ndërkohë, para 4 vitesh, në një dalje në emisionin “Opinion” Dako hidhte poshtë akuzat ndaj tij për korrupsion duke bërë një deklarëtë që bëri xhiron e rrjetit në atë kohë.

“Jam akullore unë. I shikon këtu duar, janë të pastra”, deklaronte Dako, që tani është e qartë që akullorja është...shkrirë.



 

Video