Kolegji i Kryetarëve si "vegël" e Bashës për të marrë kreun e PD, sot voton Kryesia se kur zgjidhet kryetari i ri

6 Qershor 2023, 17:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Selia e re e PD

Ditën e djeshme, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi zhvilloi fillimisht një mbledhje me grupin parlamentar të PD-së dhe më pas me kolegjin e kryetarëve për të diskutuar mbi të ardhmen e partisë ku dy grupime mbajtën qëndrime të kundërta.

Grupit Parlamentar shprehu qëndrimin për tu mos u nxituar për zgjedhjet për kryetar të PD-së dhe nëse ato ndodhin, fillimisht të bëhen në nivel seksione, grupseksione dhe kryetar degësh dhe më pas për kryetar. Por, qëndrim krejt tjetër mbajti Kolegji i Kryetarëve, që siç duket të iniciuar nga Lulzim Basha ku po tenton rikthimin në krye të PD-së, i kërkoi Gaz Bardhit që zgjedhjet për kryetarin e ri të mbahen brenda datës 15 korrik, me argumentin se e kërkon anëtarësia.

Sot në orë 17:00 do të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike, e cila pritet të vendosë për kërkesën e Kolegjit të Kryetarëve dhe do të votojnë se cilën nga idetë do të ndjekin.

Anëtarët e Kryesisë së PD-së të cilët do votojnë sot janë: Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Jemin Gjana, Flamur Hoxha, Jonila Godole, Taulant Zeneli, Orjela Nebija, Endri Hasa, Indrit Sefa, Kreshnik Çollaku, Roland Bejko, Gentjan Gaba, Agron Kapllanaj, Dhurata Çupi, Fitim Zekthi, Gazmend Koduzi, Helidon Bushati, Juela Hamati, Orjola Pampuri, Taulanta Jupi, Xhemal Gjunkshi, Lefter Gështenja, Dashnor Sula, Bledion Nallbati, Saimir Korreshi, Arbi Agalliu, Merita Bakiu.

Video