Përfundon rinumërimi i votave në Rrogozhinë, ngushtohet diferenca, por nuk ndryshon fituesi

5 June 2023, 18:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përfundon rinumërimi i votave në Rrogozhinë, ngushtohet
Shkëlqim Hoxha

Ka përfunduar rinumërimi i votave në Bashkinë e Rrogozhinës dhe sërish fitues ka rezultuar kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla.

pas rinumërimit nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), kandidati socilaist ka marrë 5129 vota, ndërsa kandidati  i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha ka marrë 5108 vota, duke ngushtuar diferencën nga 30 vota në 21 vota.

Ndërkohë në rezultatin e KQZ-së, Memolla rezultonte më parë me 5133 vota ndërsa Hoxha me 5103.

“Bashkë Fitojmë” kërkoi rinumërimin e votave duke pretenduar për parregullsi në numërim dhe po ashtu kërkoi që kutia e burgut të mos njihej.


Video