Nuk është meme! Basha mesazh kundërshtarëve: Ju paralajmëroj që të më keni më shumë frikë në të ardhmen

5 June 2023, 20:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nuk është meme! Basha mesazh kundërshtarëve: Ju
Lulzim Basha

Lulzim Basha është rikthyer tashmë në skenën aktive të politikës aktive duke zhvilluar disa takime me simpatizantë të Partisë Demokratike. Sot ai ka paralajmëruar kundërshtarët e tij, referuar treshes Sali Berisha-Edi Rama-Ilir Meta, që ta kenë frikë për atë se çfarë do të prodhojë në të ardhmen. Se cili është skenari i tij, nuk ka zgjedhur që ta zbulojë, por preferon që t’u përçojë një mesazh që duket më shumë si një meme e gatshme.

“Qëllimi im nuk është të frikësojë njerëzit, e di që një kategori e veçantë frikësohet prej meje, nuk e kam bërë me këtë qëllim, por dhe keq nuk më vjen që frikë më kanë dhe i paralajmëroj që të më kenë më shumë frikë në të ardhmen”, tha Basha.

Në Berat ku u takua me të rinjtë, Basha tha se PD-ja duhet të mësojë nga gabimet e saj dhe të reflektojë brenda vetes.

“Humbësi prandaj është humbës se e gjen fajin te dikush tjetër  dhe jo te vetja, prandaj t’i përdorim gabimet si një aset për të ardhmen”, tha Basha.


Video