Plagosi me armë zjarri shokun e lagjes në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari dhe bashkëpunëtori

20 October 2023, 11:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagosi me armë zjarri shokun e lagjes në Kamëz, arrestohet
Armir Hasa

Armir Hasa, autori i plagosjes së 16-vjeçarit dy ditë më parë në Kamëz ka rënë në prangat e policisë.

Gjatë operacionit policor të koduar "Catch" ra në pranga 18-vjeçari bashkë me bashkëpunëtorin në këtë ngjarje. Policia gjithashtu sekuestroi automjetin që dy autorët e dyshuar përdorurën për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. 

Burime nga Komisariati nr. 5 thanë se autori dhe i plagosuri janë shokë në lagje me njëri-tjetrin, ata njiheshin prej vitesh dhe më herët nuk rezulton që të kenë pasur zënka apo konflikte.

Sipas grupit hetimor shkak i ngjarjes paraprakisht dyshohet te ketë qenë një konflikt banal i çastit, ndërkohë që po kqyren kamerat e sigurisë në zone pëe të zbuluar më shumë.

16-vjeçari ka marrë nje plumb në pjesën e pulpës në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 18.10.2023, rreth orës 16:10, në rrugën “OSBE”, Kamëz, ku u tentua të vritej me armë zjarri një 16-vjeçar, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit dhe Pronës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Catch".    Si rezultat i këtij operacioni i bë kapja dhe ndalimi i shtetasve: A. H., 18 vjeç dhe Xh. Ç., 19 vjeç, të dy banues në Kamëz. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, më datë 18.10.2023, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri 16-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin 2 autorët e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes", sipas policisë. 
Materialet  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithsëm Tiranë për veprime të mëtejshme për dy personat e arrestuar.


Video