Vuçiç në Këshillin e Sigurimit, shqiptarët në SHBA përgatiten për protestë para OKB-së

19 October 2023, 20:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vuçiç në Këshillin e Sigurimit, shqiptarët në
Ndërrtesa e OKB

Shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Ameriës po përgatiten për organizimin e një proteste kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Serbia pritet të marrë pjesë sipas rregullit 37 dhe Kosova sipas rregullit 39 të rregullores së përkohshme të procedurës së Këshillit, në datën 23 tetor.

Mark Gjonaj, kryetar i Këshillit Koordinues i Diasporës Shqiptare në një takimi që u mbajt sot në mbrëmje ka ftuar përfaqësuesit e organizatave të komunitetit shqiptaro-amerikan, për tu bërë gati për të mbajtur një demostrat në sheshin e demostratave të shqiptarëve Dag Hammarskjöld Plaza.

Vuçiç është akuzuar se po tenton të destabilizojë Ballkanin, duke provokuar me sulme terroriste në Veri të Kosovës. Ai bojkotoi mbledhjen e Procesit të Ballkanit në Tiranë për të marrë pjesë në një forum në Pekin, ku u takua me presidentin kinez Xi Jinping dhe atë rus Vladimir Putin.

Pavarësisht qëndrimeve agresive dhe linjës anti-perëndimore që ndjek, mbi Serbinë dhe Vuçiç deri më tani nuk ka pasur asnjë lloj presioni nga Perëndimi.


Video