Vodhën “Benz”-in në Tiranë, e çmontuan dhe e shitën për pjesë, arrestohen tre autorët

19 October 2023, 16:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vodhën “Benz”-in në Tiranë, e çmontuan dhe e
Foto ilustruese

Tre persona janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi dyshohet se kanë vjedhur një makinë në zonën e Yrshekut dhe më pas e kanë çmontuar për ta shitur me pjesë.

Policia thotë se në pranga janë vënë shtetasit R. N., 19 vjeç, E. N., 46 vjeç dhe G. N., 43 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Sakaq, në cilësinë e provës është sekuestruar makina e tyre që dyshohet se e kanë përdorur gjatë vjedhjes.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar "Luna", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas që vodhën një automjet, të cilin dyshohet se e kanë çmontuar në pjesë dhe i kanë shitur ato.

Sekuestrohet automjeti me të cilin autorët e dyshuar dyshohet se kanë kryer veprën penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Luna".  

Si rezultat i këtij operacioni u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve: 

- R. N., 19 vjeç, E. N., 46 vjeç dhe G. N., 43 vjeç, të tre banues në Tiranë.   

Nga këqyrja e pamjeve filmike dhe veprimet e tjera hetimore ka rezultuar se këta shtetas, më datë 09.10.2023, kanë vjedhur një automjet tip "Benz", në Yrshek. Pasi e kanë vjedhur automjetin, dyshohet se këta shtetas e kanë çmontuar atë dhe pjesët e tij i kanë shitur në pika shitjesh për pjesë të përdorura automjetesh.      

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Video