Plagoset minatori në Bulqizë, niset drejt Tiranës në gjendje të rëndë

4 March 2022, 14:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Plagoset minatori në Bulqizë, niset drejt Tiranës në gjendje

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në minierën e Bulqizës.

Mësohet se një minator me iniciale F. L., 40 vjeç është plagosur në vendin e punës dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Ai është dërguar me helikopter drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar.

“Me datë 04.03.2022, rreth orës 11.30, në një galeri kromi në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është dëmtuar shtetasi F. L., rreth 40 vjeç, banues në Shupenzë, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 


Video