E rëndë në Tiranë, 46 vjeçarja ndërron jetë në urban

4 March 2022, 13:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E rëndë në Tiranë, 46 vjeçarja ndërron jetë

Një grua ka humbur jetën në një urban të linjës në kryeqytet. Policia njofton zyrtarisht se sot rreth orës 12:20, në rrugën “Dritan Hoxha”, në një mjet të transportit publik (autobus) ka ndërruar jetë shtetasja M. N., 46 vjeçe.

Njoftimi i policisë

Më datë 04.03.2022, rreth orës 12:20, në rrugën “Dritan Hoxha”, në një mjet të transportit publik (autobus) ka ndërruar jetë shtetasja M. N., 46 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video