Goditet grupi kriminal i drogës në Legnano të Italisë, kush janë të arrestuarit dhe ku ndodhej baza

3 March 2022, 18:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Goditet grupi kriminal i drogës në Legnano të Italisë, kush
Anëtarë të grupit të kapur në Legnano

Një partneritet italo-shqiptar që kishte disa kohë që vazhdonte dhe që mundi të menaxhonte shitjen e drogës në të gjithë zonën e Legnanese-s dhe më gjerë në Itali, duke përdorur gjithashtu dy apartamente për të fshehur lëndën narkotike.

Baza e grupit vepronte dhe kryente takimet në restorantin e motrës së bosit të organizatës, një shqiptari 38 vjeç.

Goditet grupi kriminal i drogës në Legnano të Italisë, kush

Në përfundim të një hetimi të nisur në shtator 2020, policia italiane arriti të godiste grupin kriminal në provincat e Milanos, Monza-Brianza dhe Varezes, duke çuar në arrestimin e gjashtë personave, tre italianë dhe tre shqiptarë dhe sekuestrimin e 16 kilogramëve kokainë.

Të arrestuarit akuzohen në mënyra të ndryshme për trafik dhe tregtim të sasive të mëdha të drogës. Tre italianët e arrestuar janë B.F., 29 vjeç nga Seregno, C.G., 51 vjeç, nga Legnano, M.P., 54 vjeç, gjithashtu nga Legnano.

Goditet grupi kriminal i drogës në Legnano të Italisë, kush

Ndërsa 3 shqiptarët janë K.F., 46 vjeç, M.K., 33 dhe M.A. 31 vjeç. Dy shqiptarë të tjerë janë në arrati, mes tyre edhe njeriu që mendohet se është kreu i organizatës, një 38-vjeçar dhe bashkëkombësi i tij bashkëpunëtor, 46-vjeçar.

Goditet grupi kriminal i drogës në Legnano të Italisë, kush

Grupi kriminal ishte i organizuar mirë, me drejtimin që iu besua një shqiptari, i cili, duke ndjekur protokolle operacionale të testuara mirë dhe duke organizuar takime të përditshme me anëtarët, gëzonte burime të pasura e të sigurta furnizimi, ku mund të shpërndante sasi të konsiderueshme lëndë narkotike në një periudhë të shkurtër kohe.



Video