
Yanis Varoufakis: Kapitalizmi ka vdekur, tani kemi diçka shumë m...
25 Shtator, 20:09Fokus
Një 77-vjeçar që po transportohej me ambulancë në spital, ka humbur jetën pas përplasjes me një kamion.
Aksident ka ndodhur në kryqëzimin e autostradës Lushnje - Fier, ku kamioni ka përplasur ambulancën.
Për pasojë, pacienti Dashamir Koçaj nga Vlora ka ndërruar jetë, ndërsa të plagosur kanë mbetur shoferi i ambulancës dhe infermieri që shoqëronte të moshuarin.
Policia thotë se ka ndaluar shoferin e kamionit, ndërsa është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.