Shpërthen në flakë banesa te "Misto Mame" në Tiranë

17 Shtator 2023, 15:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese / Zjarr në banesë

Një banesë private është përfshirë nga flakët, pak çaste më parë në lagjen "Misto Mame" në Tiranë.

Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë defekti në një bombol gazi. Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar.

"Më datë 17.09.2023, rreth orës 14:35, në lagjen "Misto Mame", dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në një banesë private.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", bën me dije policia.

Video