Aksident në Tiranë, makina përplas 11-vjeçarin

17 Shtator 2023, 12:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Tiranë, pranë fushës së sportit në Laprakë.

Një shtetas duke drejtuar mjetin e tij ka përplasur nëj fëmijë të mitur 11-vjeç.

Si pasojë i mituri është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet si paraqitet gjendja  e tij.

“Më datë 17.09.2023, rreth orës 11:15, në afërsi të fushës së sportit në Laprakë, dyshohet se një shtetas, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një të mitur 11 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”,- njofton Policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Video