
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, pasi bashkëshorti dyshohet se ka vrarë bashkëshorten me shkop druri. Policia bën me dije se 80-vjeçarja A.P dyshohet se ka gjetur vdekje pasi është goditur me shkop druri nga bashkëshorti i saj L.P, 82 vjeç, banues në fshatin Pëllumbarë.
E moshuara është gjetur e pajetë rreth orës 06:30, të mëngjesit nga shtetasja V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve. I moshuari është shoqëruar në polici.
'Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve L. P., 82 vjeç dhe A. P., 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa jetë dhe me shenja dhune shtetasen A. P., 80 vjeçe.
Menjëherë në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri), nga bashkëshorti i saj shtetasi L.P, banues në fshatin Pëllumbarë.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin L.P, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.'- njofton policia.