“Sa dhimbje na shkaktove…”/ Vrau veten te varri i gruas, çfarë shkruante Petrit Jaupaj në rrjete sociale, la pas dy vajza

17 Shtator 2023, 08:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Petrit dhe Natasha Jaupaj

Një ngjarje e rëndë u raportua mbrëmjen e kaluar në Ballsh, ku një mësues 63 vjeçar i dha fund jetës së tij.

Petrit Jaupaj, mësues i lëndës së Biokimisë, piu fotoksinë pranë varrit të gruas së tij e cila ishte ndarë nga jeta rreth një vit më parë.

Vdekja e gruas e ka tronditur thellë shpirtin e mësuesit,  i cili i dedikonte vazhdimisht vargje dhe thënie asaj.

Në një postim në Facebook, Petrit Jaupaj shkruante:

“7 Marsi i parë pa ty Tasha. Nuk ishe në shtëpi të bëheshe gati si më parë. Tani kjo festë nuk do të jetë më si 39 vitet e shkuara kur ne festonim dhe uronim njëri-tjetrin. Po 8-Marsi Tasha. Do jetë hera e parë që vajzat tona nuk do të urojnë… Sa dhimbje na ka shkaktuar ikja jote. Por ti do jesh si flutur në zemrat tona!”

Video