Një 23 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje, vjedhje me dhunë dhe shkatërrim të pronës.
Në pranga ka rënë i riu Pavli Dafa i cili në maj të vitit të kaluar tentoi të vriste dy të rinjtë Elis Sheqin dhe Daniel Licajn duke i përplasur me automjet.
Pas përplasjes, 23 vjeçari u largua nga vendnngjarja dhe është arrestuar rreth 1 vit më vonë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Si ndodhi ngjarja:
Pavli Dafa, sipas uniformave blu, tentoi të vriste Elis Sheqin, 26 vjeç dhe Daniel Licajn, 30 vjeç, duke i përplasur me automjet dhe më pas goditi qëllimisht automjetin e tyre për të inskenuar ngjarjen si një aksident.
Pas përplasjes që rezultoi në tentativë për vrasje 22-vjeçari u largua nga vendngjarja.
Para tentativës për vrasje, rreth orës 18:30 në Sheq ishte, 22-vjeçari Pavli Dafa dhe babai i tij, Arben Dafa, janë konfliktuar fizikisht me 3 persona, Elis Sheqin dhe Daniel Licajn që tentoi t’i vriste dhe një 15-vjeçar.
Shkak i konfliktit është bërë vetë 22-vjeçari Dafa, i cili ka ngacmuar motrën e 15-vjeçarit të mitur.
Pasi fillimisht janë ndarë, i riu ka marrë makinën dhe është drejtuar për tek Sheqi dhe Licaj, të cilët në ato momente ishin jashtë mjetit të tyre, duke i përplasur.
E dëmtuar mbeti aksidentalisht edhe një mjet i dytë që ishte i parkuar aty afër.
Për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, Dafa mori makinë e personave që donte të vriste, e cila është gjetur si provë materiale e braktisur në fshatin Visokë të Mallakastrës.