
Një 34-vjeçar i dënuar për vrasje në Shqipëri, është ekstraduar mëngjesin e sotëm nga Britania e Madhe, ku ishte vënë në pranga pak kohë më parë.
Donald Hoxha, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë, 'Arrest me burg', për veprën penale “Vrasje me paramendim”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve dhe municionit”.
Ai akuzohet se në datën 22.07.2009 në qytetin e Elbasanit në bashkëpunim me shtetasit Armand Llakaj dhe Marjus Tafaj, kanë vrarë me arme zjarri shtetasin, Roland Rexhepin.
Si rezultat i bashkëpunimit të Drejtorisë Interpolit, me Interpol Mançester/ Mbretëria e Bashkuar, u bë i mundur arrestimi i tij në Angli, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.
Rexhepi, i njohur ndryshe edhe si “Doda” u ekzekutua me dy armë tip kallashnikov mëngjesin e 22 korrikut pranë banesë së tij teksa po shkonte te parkingu ku kishte makinën.
Rexhepi ka mbajtu detyrën e shefit të antidrogës në Elbasan.
Ngjarja e rëndë u pa nga dhjetra banorë të lagjes “Vullnetari”, të cilët sapo kishin dalë nga shtëpia atë mëngjes, për të shkuar drejt punës së tyre.