U mbyt në rezervuarin e Përrenjasit, gjendet trupi i pajetë i 58-vjeçarit

25 April 2024, 11:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U mbyt në rezervuarin e Përrenjasit, gjendet trupi i pajetë i
Liqeni i Prrenjasit

Trupi i pajetë i një 58-vjeçari është gjendur në ujërat e rezervuarit të Përrenjasit, nga polumbarët e RENEA-s pas disa orë kërkimesh.

Trupi i pajetë i këtij shtetasi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës.

Ishte kushëriri i tij, i cili ka njoftuar sallën operative në orët e para të mëngjesit pasi 58-vjeçari ishte larguar nga banesa.

Në afërsi të rezervuarit, u gjetën veshjet dhe biçikleta e 58-vjeçarit.


Video