Reagim i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Nisur nga një lajm i publikuar gjatë mbrëmjes së sotme, në emisonin “Opinion” në TV Klan, ku ndër të tjera është pasqyruar edhe paga bruto e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, sqarojmë opinonin publik se:
Të dhënat e publikuara janë tërësisht të pavërteta, pasi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e ka pagën bruto 179 375 lekë dhe pagën neto 133 692 lekë.
Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e medias dhe të kujtdo që përdor të dhëna për zyrtarë të Policisë, që paraprakisht të kërkojnë informacion zyrtar, në strukturat përkatëse, me qëllim të mos dezinformohet opinioni publik.
Policia e Shtetit është e interesuar gjithmonë për të vërtetën dhe në këtë kuadër është përherë e gatshme për të vënë në dispozicion çdo informacion që ligji e lejon për ta bërë publik.
Çfarë publikoi emisioni "Opinion"
Emisioni “Opinion” në Tv Klan është fokusuar mbrëmjen e sotme në pasuritë e funksionarëve të lartë të shtetit shqiptar.
Sipas listës së pagave më të larta në vend, kryeson ajo e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë me 877,204 Lekë (bruto).
Më pas, lista vijon me kryetarin e SPAK 593,978 Lekë e me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit 572,500 Lekë.
Më poshtë, ju sjellim pagat më të larta në Lekë të funksionarëve të shtetit shqiptar:
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë – 877,204
Kryetari i SPAK – 593,978
Drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit – 572,500
Prokurorët e SPAK – 510,546
Gjyqtarët dhe prokurorët – 250,000-290,000
Presidenti i Republikës – 257,000
Kryetari i Kuvendit – 228,730
Kryeministri – 228,730
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese – 228,730
Zëvendëskryetari i Kuvendit – 187,610
Zëvendëskryeministri – 187,610
Avokati i Popullit – 187,610
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit – 187,610
Ministër – 157,000
Deputetë – 156,770