Kujdes!/ Viktima në mes të asfaltit, pamjet e rënda nga aksidenti në Tiranë (VIDEO)

9 March 2023, 18:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kujdes!/ Viktima në mes të asfaltit, pamjet e rënda nga aksidenti
Pamje nga aksidenti

Kanë dalë pamjet tronditëse nga aksidenti i regjistruar mbrëmjen e sotme tek mbikalimi i TEG-ut në Tiranë.

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, viktimë ka mbetur një grua, e cila ka përfunduar jashtë automjetit gjatë aksidentit duke përfunduar në asfalt dhe është pa kokë. Mësohet se të plagosur ka mbetur edhe tre persona të tjerë të cilët ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

Automjet ka qenë duke udhëtuar nga Unaza Lindore, pra nga Shkoza për tek TEG-u me shpejtësi tej normave të lejuara. Dyshohet se për shkak të shpejtësisë ka rënë nga mbikalimi mbi kofanon e një automjeti tjetër.

Ambulanca, shërbimi zjarrfikës dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të dhënë ndihmë për të lënduarit, si edhe për të hetuar rrethanat e aksidentit.

Kujdes, pamjet e mëposhtme janë shumë të rënda.


Video