Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ka dalë pas tre orësh nga SPAK, ish-shefi i shtabit të Forcave të Armatosura dhe njëkohësisht deputet i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku.
Për media ai folu shkurtimisht duke thënë se bëhet fjalë për një sekret hetimor dhe se nuk mund të japin më shumë detaje për çështjen.
Kollçaku është thirrur në cilësinë e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm, në lidhje me hetimet që po kryhen për privatizimin e pronave të ushtrisë dhe ku do të japë sqarime për një kallëzim të Artur Meçollarit.