Një aksident i rëndë është regjistruar e sotme në Unazën e Re në Tiranë, tek mbikalimi i TEG-ut.
Burime bëjnë me dije se një makinë e cila vinte nga unaza lindore, pra nga Shkoza për tek TEG-u, ka rënë nga mbikalimi mbi kofanon e një automjeti tjetër. Paraprakisht dyshohet se dy gra kanë humbur jetën, ndërsa raportohet edhe për të plagosur.
Sakaq, policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje, ndërsa pritet një informacion zyrtar nga blutë.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:55, në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “TEG”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshire automjeti tip "Audi" dhe automjeti tip "Honda".
Referuar mekanizmit dhe të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip "Audi" me drejtues shtetasin K. R., vjeç 24, ka qenë duke udhëtuar ne unazën lindore me drejtim levizje nga Farka per tek rrethrrotullimi pranë Teg, dhe pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip "Honda", me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç.
Si pasojë e aksidentit rrugor kanë humbur jetën dy shtetase të pa identifikuara akoma, të cilat ishin pasagjere ne automjetin "Audi" si dhe ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i këtij automjeti, si dhe shtetasit A. K., 51 vjeç, O. K, 24 dhe Q. K, rreth 60 vjeç, që udhetonin me automjetin tjetër.