Sulmohet me molotov makina e Taulant Tushes, krahu i djathtë i Veliajt në Bashki

25 March 2022, 19:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmohet me molotov makina e Taulant Tushes, krahu i djathtë i Veliajt
Taulant Tusha

Një sulm me molotov ka ndodhur ditën e sotme ndaj makinës së drejtorit të Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tushes.

Policia njofton se një person akoma i paidentifikuar ka hedhur një shishe me lëndë djegëse poshtë mjetit të parkuar të Tushes në afërsi të Bashkisë Tiranë.

Fatmirësisht zjarri nuk ka shkaktuar dëme, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Më datë 25.03.2022, në afërsi të Bashkisë Tiranë, një shtetas akoma i paidentifikuar që po lëvizte me biçikletë, ka hedhur një shishe, dyshohet me lëndë djegëse, poshtë mjetit të parkuar në pronësi të shtetasit T. T.

Zjarri është fikur pa shkaktuar dëme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Tusha njihet si krahu u djathtë i kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sulmohet me molotov makina e Taulant Tushes, krahu i djathtë i Veliajt
Veliaj e Tusha ne inspektim punimesh
Sulmohet me molotov makina e Taulant Tushes, krahu i djathtë i Veliajt
Erion Veliaj, Taulant Tusha dhe Genci Kojdheli


Video