Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Konfirmohet gripi i shpendëve edhe në fshatrat e Divjakës.
Analizat e dërguara në Tiranë nga veterinerët e zonës dolën pozitive.
Rasti u konfirmua në fshatin Gur të Divjakës, ku 60 pula rezultuan se ishin të prekura nga gripi i shpendëve.
Sipas ministrisë së Bujqësisë deri tani, në Shqipëri, kanë rezultuar të prekur nga gripi i shpendëve mbi 358 mijë shpendë.
Sëmundja tashmë është përhapur në të gjithë Europën, ku miliona shpendë kanë ngordhur si pasojë e saj.