ILD nis verifikimet në gjykatën e Tiranës pas regjistrimit të statutit të Berishës

25 March 2022, 17:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

ILD nis verifikimet në gjykatën e Tiranës pas regjistrimit

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet në lidhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës, që regjistroi statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit.

Verifikimet janë nisur me kërkesë të dorëzuar nga Partia Demokratike zyrtare.

Gjyqtari Agron Zhukri i dha të drejtë Kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha. Në atë Kuvend,

Vendimi i marrë nga gjyqtari Agron Zhukri, i hap rrugë marrjes së drejtimit të Partisë Demokratike nga 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, i cili përmes votës së 4935 delegatëve në Kuvendin e 11 Dhjetorit shkarkoi nga postet drejtuese Lulzim Bashën, nënkryetarët, Sekretarin e Përgjithshëm dhe Kryesinë.

Me regjistrimin në gjykatë të statutit të 11 Dhjetorit, gjykata i njohu Komisionit të Rithemelimit të drejtën e rikthimit në selinë e Partisë Demokratike, si dhe vulën e simbolet e reja të miratuara në Kuvendin e jashtëzakonshëm.


Video