Masakroi macen derisa ngordhi, sulmoi me molotov edhe makinën e krahut të djathtë të Veliajt

25 March 2022, 15:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Masakroi macen derisa ngordhi, sulmoi me molotov edhe makinën e krahut
Vlash Marku, 58 vjeç, banues në Prush "Vaqarr"

Vlash Marku, 58 vjeç, banues në Prush "Vaqarr" është shpallur në kërkim një ditë pasi u shfaq në një video duke dhunuar një mace deri në momentin që kafsha ngordhi. Në njoftimin zyrtar bëhet me dijet se Marku është një person me precedent penalë.

Vlash Marku është edhe autori i vënies së flakës së makinës së Drejtorit të Shërbimeve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha

Me biçikletë, ai është afruar në Bashkinë e Tiranës dhe ka vendosur një shishe me lëndë djegëse poshtë makinës së Tushës. Marku ka ndezur zjarrin, por duke qenë në një zonë të mbikëqyrur nga kamerat, ngjarja është pikasur shpejt dhe flakët janë shuar pa shkaktuar dëme materiale.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me një video të postuar në portale, për keqtrajtimin e një kafshe, ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit të dyshuar. Falë bashkëpunimit me qytetarët, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, të shtetasit:

– V. M., 58 vjeç, banues në fshatin Prush, i dënuar më parë për vrasje.


Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

 


Video