Nuk justifikon dot pasurinë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon gjyqtarin e Apelit të Durrësit

17 Shkurt 2025, 17:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Izet Dushaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar ankimimin e gjyqtarit të Apelit në Durrës, Izet Dushaj, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e tij nga detyra.

Dushaj nuk arriti të justifikonte pasurinë e tij, dhe kjo çështje ka çuar në shkarkimin e tij.

Trupi gjykues ka lënë në fuqi vendimin e KPK-së dhe ka shpallur vendimin përfundimtar më 17 shkurt 2025.


Video