Ahmetaj kërkon në Gjykatën Kushtetuese heqjen e sekuestros së SPAK, nesër seanca

17 Shkurt 2025, 16:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arben Ahmetaj në SPAK

Pritet të zhvillohet ditën e nesërme në Gjykatën Kushtetuese seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Ahmetaj ka kërkuar që të shpallet si i papajtueshëm me Kushtetutën vendimi i GJKKO-së për heqjen e sekuestros ndaj pronave dhe llogarive bankare të tij si dhe ka kërkuar që çështja të kthehet për rigjykim në shkallën e parë të GJKKO-së.

Ahmetaj akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie dhe pastrim parash, si dhe ndaj tij është lëshuar urdhër arresti. Prej kohësh tashmë Ahmetaj ndodhet jashtë shtetit.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese rrëzoi një kërkesë të ngjashme për heqjen e sekuestros, të bërë nga familjarët e Ahmetajt.


Video