Nuk iu bindën urdhrit për bojkot, avokatët mblidhen për të vendosur masat disiplinore për kolegët

11 July 2022, 12:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nuk iu bindën urdhrit për bojkot, avokatët mblidhen për
Bojkoti i avokatëve

Komiteti i Disiplinës i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë mblidhet të mërkurën në orën 14:30, për të shqyrtuar ankimet e bëra për avokatët që kanë thyer bojkotin.

Në të dyja mbledhjet e Dhomës së Avokatisë të datës 29 qershor dhe 8 korrik, u përcaktua që thyerja e bojkotit do të konsiderohej shkelje e rëndë dhe se avokatët do të procedoheshin disiplinarisht.

Ndonëse nga Dhoma u vendos bojkot total i çështjeve gjyqësore dhe i masave për 10 ditë, në të dyja rastet, pati avokatë të cilët morën pjesë në seancat e masave të sigurisë.


Video