Tragjedia në Mallakastër, përcillet për në banesën e fundit 28-vjeçari që ra në pusin e ujit (Foto)

11 July 2022, 10:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjedia në Mallakastër, përcillet për në banesën
Besnik Veliaj

Besnik Veliaj, 28-vjeçari që gjeti vdekjen nga asfiksia, përcillet për në banesën e fundit këtë të hënë në orën 13:00 në varrezat e fshatit Lofkënd në Mallakastër.

Ai së bashku me shokun e tij Bledar Bregu, u futën për të pastruar një pus uji, e që fatkeqësisht mbetën të asfiksiar. Probleme shëndetësore nga asfiksia pati edhe zjarrfikësi Albens Zotaj, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është në gjendje të mirë shëndetësore.

Dy djemtë 28 dhe 33 vjeç, aksidentalisht ranë në pusin që po pastronin e nuk mundën dot të dilnin prej aty pa ndihmën e zjarrfikësve. 

Edhe pse u transportuan për në spitalin e Fierit, 28-vjeçari Veliaj nuk mundi të mbijetonte, ndërsa shoku i tij vazhdon të jetë nën vëzhgimin e mjekëve.



Video