'Luftë për ushqime', Kastriot Myftaraj e denoncoi 1 muaj më parë falimentimin e Sri Lankës (Video)

11 July 2022, 09:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Luftë për ushqime', Kastriot Myftaraj e denoncoi 1 muaj
Kastriot Myftaraj dhe George Soros

Këtë fundjavë Sri Lanka është përballur me protesta të fuqishme nga qytetarët pasi vendi po përballet me nivelin më të lartë të inflacionit ndonjëherë.

Kombi i falimentuar është në luftë për të siguruar gjërat bazike ditore dhe e gjitha kjo për shkak të keqqeverisjes nga politikanët.

Por ky falimentim i Sri Lankës nuk ishte aq i papritur pasi ishte denoncuar dhe bërë i ditur edhe më parë. Avokati Altin Goxhaj ka treguar së fundmi se gazetari dhe analisti Kastriot Myftaraj i cili i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i banesës së tij këtë falimentim të Sri Lankës e kishte denoncuar dhe paralajmëruar gjatë një emisioni televiziv një muaj më parë, shkruan Joq.

Sipas Myftarajt, Soros ka ndërhyrë në këtë vend pasi donte të bënte një eksperiment ekonomik. 6 vite më vonë, në këtë vend ndodhi një krize dhe katastrofë financiare, ku qeveria pranoi se janë futur në krizën më të thellë qysh nga shpallja e pavarësisë.

Dhe sipas Muftarajt e gjitha kjo falë modelit ekonomik të Sorosit. Në Sri Lanka u bë një eksperiment ekonomik, u krijua një borxh publik dhe u rrit inflacioni, si dhe u bënë këto PPP-të e famshme që bëhen edhe në vendin tonë.

 


Video