Shpërthen bombola, një grua në gjendje të rëndë nga djegiet e trupit

10 July 2022, 21:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërthen bombola, një grua në gjendje të rëndë
Foto ilustruese

Një 60-vjeçare ka mbërritur rreth orës 21:00 me djegie të shumta trupore në spitalin e Pogradecit. Bëhet fjalë për shtetasen F. Gj. banuese në fshatin Podgorie të Maliqit.

Sipas burimeve zyrtare, dyshohet se djegiet trupore i janë shkaktuar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në banesën e saj.

Aktualisht 60-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Video