Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Shkodër – Mes.
Një 18-vjeçar duke drejtuar një motoçikletë, ka humbur kontrollin e drejtimit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë, duke mbetur i plagosur. Bëhet fjalë për shtetasin B. R. banues në fshatin Ura Shtrejt.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në vendin e quajtur “Hot i Ri”. 18-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit