Gazetari Mentor Kikia ka zgjedhur të shtunën ta kalojë në pishinë, por i ka ndodhur një episod aspak i këndshëm.
Në një postim në rrjetet sociale ai tregon se ditën e pushimit ka shkuar, duke qenë se kishte dhe pak njerëz, por banakieri gjatë gjithë kohës, i vendoste këngën e Butrint Imerit, Tayna-s dhe Mozzik-ut të titulluar "Pare".
Ai tregon se teksti i asaj këngë është veç pare, pare, pare, dhe kur u përsërit disa herë dhe iu ngrit volumi, e pyeti "pse?" dhe kamarieri i ka thënë se e pëlqen.
Kikia shkruan me ironi se tek pishina shkoi per qejfet e kamarierit dhe jo për qejfin e tij.
Postimi i plotë:
Pare, pare, ashiqare, vec pare, pare
Vjen robi verdalle te kaloje nje dite pushim.
Meqe ishte fresket dje, ne nje pishine ka pak njerez.
Sa miree…..
Nga bari vjen muzika
Ashiqare, ashiqare
Vec pare, pare, pare, pare
Vazhdon serish pare, pare, pare…
Vetem kete fjale kishte kjo kenge. Epo shyqyr mbaroi. Por pas 5 minutash serish: Ashiqare, pare, pare…
Negocioj me djalin e banakut, ulet niveli i zerit. Epo….shyqyr
Skalon 10 minuta e serish zeri cohet: Ashiqare, pare pare…
Pse e ngrite i them: me pelqen kjo kenga thote kamarieri.
Epo shije shije…. Tek e fundit une per qejfin e kamarierit erdha se mos erdha per qejfin tim
Cte besh, dite per tu hequr….