“O ba, po më mbahet fryma”, pas vdekjes së shqiptarit një tjetër fermer ka humbur jetën në Itali nga...

10 July 2022, 08:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“O ba, po më mbahet fryma”, pas vdekjes së shqiptarit

Mediat italiane shkruajnë se pas vdekjes së të riut shqiptar, një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur, ku një tjetër fermer ka humbur papritur jetën, teksa ka qenë duke punuar në orët e nxehta të ditës.

Kujtojmë se ngjarja tronditëse ka ndodhur në Itali, ku një 20-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në një serë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë, ndërsa mediet italiane raportojnë se raporti mjeko-ligjor ka zbuluar shkaqet e vdekjes së punëtorit të ri të fermës.

Referuar të dhënave të raportit, mediet fqinje theksojnë se vdekja e 20-vjeçarit shqiptar është shkaktuar nga i nxehti i tepërt, që ka “pushtuar” zonën ditët e fundit. Siç shkruajnë mediet, i riu ka qenë duke punuar në serë, kur është rrëzuar dhe ka rënë përtokë, duke humbur jetën.

 


Video