Një djalë i ri vetëm 20 vjeç ka humbur jetën në Itali nga i nxehti kur ishte duke punuar në një fermë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën e Falciano del Massico, që ndodhet në provincën e Kazertës, rreth 50 kilometra nga Napoli.
Mësohet se shqiptari është identifikuar si A.D, nga një fshat i Cërrikut. Fillimisht i ndjeri ka pasur probleme me frymëmarrjen dhe i ka thënë të atit se nuk ndjehet mirë dhe që i mbahet fryma.
Ai ka dalë jashtë serës për tu ajrosur, madje ka ndezur kondicionerin e makinës për tu freskuar. Dyshohet se i ndjeri ka pirë edhe ujë shumë të ftohtë çka mund të ketë sjellë ndryshim të menjëhershëm të temperaturës që mund të ketë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.
Kur familjarët kanë shkuar pranë tij, pasi ishte vonuar, e kanë gjetur të vdekur.
Karabinierët kanë hapur një hetim për vdekjen e të riu shqiptar, por sipas informacioneve paraprake nga mjekësia ligjore djaloshi 20-vjeçar ka humbur jetën nga i nxehti i tepërt.
Mësohet se i riu kishte pak ditë që ishte bashkuar me familjarët në Itali.