Gati për të vjedhur, karabinierët arrestojnë shqiptarin dhe marokenin

10 July 2022, 22:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gati për të vjedhur, karabinierët arrestojnë shqiptarin dhe
Karabinierët italianë

Karabinierët në Piazza Saragat, arrestuan një shtetas maroken 36-vjeçar, me banim në Mogliano, në ekzekutim të një urdhri të lëshuar nga Prokuroria Publike e Trevisos, i cili duhet të shlyejë 8 muaj e 18 ditë burgim, për vjedhjet e banesave të kryera më 7 dhe 8 shtator 2017, në Mogliano Veneto. 

ilgazzettino shkruan se në momentin e arrestimit, burri ndodhej në makinë me një shtetas shqiptar 27-vjeçar, i cili akuzohet për përkrahje të autorit.

Të arrestuarve iu gjetën edhe një thikë dhe mjete që shërbejnë për grabitje që iu sekuestruan.


Video